Messi: Suarezi nuk e meritoi të largohet në këtë mënyrë

25 shtator 2020 | 12:11

Leo Messi ishte një nga lojtarët më të afërt të Luis Suarezit te Barcelona, dhe është pikërisht argjentinasi ai që e ka përjetuar më keq largimin e tij.

Uruguaiani u largua në drejtim të Atleticos së Madridit, duke u detyruar nga drejtuesit ta bëjë diçka të tillë, pasi dëshira ishte të qëndronte te katalanasit. Për këtë, Mesi i ka kushtuar një postim në profilin e tij uruguaianit, ku sulmon hapur klubin, duke thënë se nuk meritonte ta largonin kështu, por vazhdon më tej duke thënë se me këtë që është krijuar tani nuk e surprizon më asgjë nga drejtuesit.

“Sa e vështirë do të jetë të mos e ndaj më ditën me ju siç bëja më parë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Do më mungosh shumë. Kaluam shumë vite bashkë, ishim shumë të afërt, dreka, darka. Kaluam shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë.

Do jetë e çuditshme të të shikoj me një fanellë tjetër dhe aq më tepër si kundërshtar. Ju meritonit të largoheshit siç e meritonit, si një nga lojtarët më të rëndësishëm në histori të klubit, pasi arrite gjëra të mëdha këtu, si individualisht ashtu edhe në skuadër. Nuk meritoje të të largonin kështu. Megjithatë e vërteta është se në këtë situatë tani asgjë nuk më habit. Të uroj gjithë të mirat në aventurën e re, shihemi së shpejti”, ka shkruar Messi.

 

https://www.instagram.com/p/CFjb7KrCMBg/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…