Messi: Tash fitojmë edhe ndaj Realit

24 shkurt 2019 | 12:46

Lionel Messi ishte autori i një ndeshjeje spektakolare me Sevillen, fitoren e së cilës e konsideron si një hap të madh drejt titullit kampion.

“Ka shumë ndeshje në kampionat, por ishte e rëndësishme të fitonim këtu për të ruajtur distancën me kundërshtarët. Është e vërtetë që kjo sfidë vlen sa gjysma e kampionatit. Tani vijnë takimet e vështira dhe nuk janë të lehta për t’u fituar. Me Sevillen kemi pasur gjithmonë probleme”, ka thënë Messi. Kapiteni i katalanasve foli edhe për “El Clasico”-t.

“Nuk dorëzohemi në asnjë kompeticion. Jemi shumë pranë kualifikimit për në finalen e Kupës së Mbretit. E dimë se do të jetë e vështirë ndaj një rivali si Reali dhe për më tepër në fushën e tyre. Por do të shkojmë për të fituar dhe besojmë se mund t’ia dalim. Pastaj të mendojmë për kampionatin dhe Ligën e Kampionëve. Duam të fitojmë gjithçka këtë vit”, ka deklaruar Messi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kelly sapo është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale nga…