Messi te PSG-ja, kjo është deklarata e Tuchelit

06 dhjetor 2020 | 12:26

Trajneri i Paris-Saint Germain, Thomas Tuchel, ka folur për spekulimet e fundit të cilat e lidhin ekipin e tij me legjendën argjentinase, Lionel Messi. Ditë më parë, Neymar ndezi polemikat me deklaratën e tij, ku deklaroi se vitin e ardhshëm do të kishte dëshirë të luante me Messin.

Duke folur në konferencën për shtyp pas lojës së PSG-së me Montpellier u pyet nga gazetarët se a kishte folur me Neymarin për transferimin e Messit.

“Jo, nuk kam folur me Neymar për të (Messi), unë sapo dëgjova këtë gjë pesë minuta më parë. Nuk mund të flas për gjëra të tilla. Kam shumë respekt për Barcelonën dhe kam shumë respekt për Lionel Messi, unë jam trajner i PSG-së dhe nuk mund të flas për gjëra të tilla”, ka deklaruar Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur, Rovena Stefa ka zbuluar…