Messi tregon se kush duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’

14 gusht 2022 | 22:27

Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi, ka thënë se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema e meritonte të fitonte “Topin e Artë”.

Messi tha për Football Espana se Karim Benzema e meritonte të fitonte “Topin e Artë” këtë vit, nuk ka dyshim për këtë pasi kishte pasur një sezon emocionues.

Kujtojmë se Benzema u përfshi në listën e 30 pretendentëve në luftën për “Topin e Artë”. Në të njëjtën kohë, Lionel Messi nuk ishte në listë për herë të parë në 17 vjet.

34-vjeçari francez bëri 46 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke shënuar 44 gola dhe 15 asistime. Kontrata aktuale e Benzemas me Real Madrid skadon verën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka barazuar 2-2 me Tottenham në derbin e Londrës,…