Messi vendos rekord historik, shikojeni këtë gol të tij

11 tetor 2021 | 08:46

Lionel Messi është bërë futbollisti i parë nga Amerika Jugore që shënon 80 gola në fitoren e Argjentinës ndaj Uruguait.

Messi që ende nuk ka gjetur formën më të mirë te PSG që prej largimit nga Barcelona, shënoi golin e parë në takim në formë pasimi, shkruan lajmi.net.

“Ne luajtëm lojë të mirë. Çdo gjë ishte perfektë”.

“Uruguai të pret dhe janë të rrezikshëm. Sapo shënuam golin e parë, nisëm të krijojmë hapësirë dhe golat u shfaqen”, deklaroi Messi pas ndeshjes.

Sidoqoftë, goli i tij i 80-të ishte ndoshta më i çuditshmi në karrierë.

Nga 35 metra, Messi provoi të pasonte topin te Nicolas Gonzalez që nuk e goditi dhe pastaj përfundoi në portën e Fernando Muslera.

Goli i Messit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polakët që mbështesin anëtarësimin në BE kanë marrë pjesë në…