
Messi vendos të vazhdojë me Inter Miami
02 mars 2025
| 11:30
Legjenda e futbollit, Lionel Messit, ka vendosur që të vazhdojë karrierën në kampionatin amerikan
Messi do të zgjasë qëndrimin e tij në ekipin e Inter Miami.
37-vjeçari është përshtatur mirë me jetën në SHBA dhe pritet të rinovojë kontratën. Ai ka marrë oferta dhe nga klube të tjera, por preferon të qëndrojë me familjen e tij dhe të vazhdojë të konkurrojë në MLS.
Ka pasur spekulime se ylli argjentinas do të rikthehej tek Barcelona por, koha e tij në Evropë duket se ka mbaruar.