
Messi zbulon sulmuesin më të mirë në botë
27 tetor 2019
| 12:47
Ylli i Barcelonës, Leo Messi e ka vlerësuar ish-sulmuesin brazilian, Ronaldo si sulmuesin më të mirë në botë.
“Ronaldo ishte fenomen. Ai ishte sulmuesi më i mirë që kam parë nga të gjithë sulmuesit. Ishte i pabesueshëm”, ka thënë Messi.
Lidhur me të ardhmen, Messi ka deklaruar: “Nuk po mendoj të largohem nga Barcelona. Kam një ëndërr që të luajë për Newell’s, por nuk e di a do të ndodhë. Kam një familje që vjen para dëshirave të mia”.