Mësuesi i Adem Jashari tregon cila ishte arma e preferuar e komandantit

08 mars 2021 | 20:56

Mësuesi i Adem Jasharit, Hajzer Seferi rrëfeu se si komandanti, qysh në shkollën e mesme ishte më i dalluari në lëndën e mbrojtjes, në veçanti tek gjuajtja me armë.

77 vjeçari nga Skënderaj, tregoi se e kishte nxënës të preferuar, ndërkaq që edhe tash pas shumë vjetësh mbanë mend shumë ngjarje që lidhen me një nga prijësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Ka qenë i disciplinuar, s’ka pasë nevojë me i dhënë vërejtje askush. Unë jam dalë në mes të bankave thashë: a ka ba nana naj djalë që s’i dhimbet jeta hiç, të gjithë e kanë ulur kokën, ai veç kur u ngrit në këmbë tha: unë jam ai që s’më dhimbet jeta profesor. Adem thashë ke kujdes se puna është me rreik. Veç tregom tha çka duhet me bë”, rrëfen Seferi për Klan Kosova.

“Edhe pushkën e ka dashtë por për pushkomitralez ka qenë i flaktë. E ka qit në tavolinë e ka zbërthy krejt dhe e ka mbërthy brenda një minuti e gjysmë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti i tentim grabitjes…