MESUESI I POPULLIT REXHEP SHPENDI

03 mars 2023 | 18:40

Me rastin 105 vjetorit te lindjes dhe 7-Marsit, ditës së mësuesit po publikojmë një shkrim për mësuesin  e nderuar Rexhep Shpendi

Marr shkas te shkruaj diçka për mësuesin e popullit Rexhep Shpendi tash qe po afrohet 7-Marsi dita e mësuesit dhe përvjetori  i vdekjes se tij. Nuk po gërmoj në skuta të thella arshivash për të hedhur dritë tek paraardhësit e tij pasi familja e tij është e njohur në viset e saj për tradita patriotike.

Rexhepi u lind në katundin Bujan të rrethit të Tropojës në datë 04.02.1910. I ati Shpend Rexha ,malësor arsimdashës së bashku me të vëllain Avdinë, kanë marr pjesë aktive në kryengritjen për Pavarësinë e Vendit në vitet 1908-1012, si dhe në revolucionin demokratik-borgjez të Qershorit 1924. Për kontributin e dhënë në atë periudhe, me rastin e 50 vjetorit të pavarësisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor të R.P.të Shqipërisë më datë 26.11.1962 e dekoroj Avdi Rexhen me medaljen e titulluar  “Për merita të veçanta të klasit të dyte”.  Motra e Avdisë dhe e Shpendit, trimëresha Bore Rexha, në pranverën e vitit 1915, duke qenë shtatzënë së bashku me bashkëfshataret  e saj luftoj me arme në dore kundër pushtuesve Serbo-Malazez për mbrojtjen e Trojeve Shqiptarë në fshatin Zherkë të Tropojës. Qëndresa u shua vetëm pasi u dogjën të gjalle ajo me 33 bashkëfshatar.

Rexhepi lindi në vite të stuhishme, në këtë mjedis patriotik, në këto troje.

Ai u formua me ndjenja te larta patriotizmi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në fshatin Kolgecaj (sot qyteti B.Curri) në vitin 1923-1926 kreu shkollën me rezultate te shkëlqyera, duke realizuar në një vit kalendarik dy vite mësimore. Pas mbarimit të shkollës fillore si nxënës i përzgjedhur, ai vazhdoi studimet me sukses në vitin 1926-1931 në normalen e Elbasanit, shkollë në atë kohë e njohur për përgatitjen e gjeneratave të mësuesve.

Mësimet i përfundoi me 01.10.1931, ku u diplomua mësues për shkollat fillore siç do ta shohim në vijim, Rexhepi është një nga mësuesit e talentuar të arsimit, që profesionin e ushtroi në zonat më të thella të vendit duke jetuar atje së bashku me familjen. Ai e kuptoi, e ndjeu se i takonte brezit me fat që do të vinte gurët e parë në themelimin dhe konsolidimit e arsimit në viset verilindore të Atdheut. Ndaj këtij ideali ai u përkushtua me të gjithë forcat e shpirtit. Më 10.10.1931 Rexhepi emërohet mësues ne fshatin Bicaj të Rrethit të Kukësit nga ky vit e në vijim për 10 vjet vazhdoi kalvari i rrugëtimeve në fshatrat dhe viset e verilindjes së atdheut.

Pasi shërbeu një vit në Bicaj u transferua ne fshatrat Krum, Bujan, Shishtavec e Tropojë. Rexhepi kudo që shërbeu në çdo vatër familjare e ndjente veten si në shtëpinë e tij, pasi dinte të ulej këmbëkryq në sofrën e rrumbullakët, e me dorë në zemër të diskutonte për hallet e shumta të popullit fukara. Në janar të vitit 1935, Rexhepi, në një informacion që i dërgonte Ministrit te Arsimit theksonte se: “Populli i fshatit Bujan ka vendosur të ndërtoj një shkolle të re, por kjo do të arrihet vetëm nëse do të ndihmohej nga Ministri i Arsimit, mbasi siç dihet populli e kishte mbuluar skamja”. Pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste me dt.07.04.1939. Rexhepi e përjetoi me dhimbje të thelle. I ndodhur në Shishtavec të Kukësit me shpejtësi organizoi një grup fshataresh te armatosur dhe u nis menjëherë në drejtim te Durrësit për tu bashkuar me forcat e rezistencës për mbrojtjen e vendit. Ne orën 20.00 te dt.07.04.1939. Rexhepi me shokët e tij arrin në Puke ku mori lajmin e hidhur se, rezistenca e armatosur shqiptare ndaj pushtuesit ishte thyer pothuaj ne të gjithë vendin.

S’mbetej gjë tjetër për ta, vetëm të përjetonin edhe një herë lajmin e hidhur të pushtimit të atdheut. Gjate periudhës së parë dhjetëvjeçare në shërbim si arsimtar, për Rexhepin parësore do te ishin këto çështje: Edukimi patriotik i nxënësve, ngritja e vazhdueshme e nivelit të mësimdhënies, rritja e pjesëmarrjes se fëmijëve në shkollë , konsolidimi i punës në shkollat ekzistuese, hapja e shkollave te reja, pajisja e nxënësve me tekste dhe materiale didaktike, kompletimin e shkollës me orenditë e nevojshme, sigurimin e procesit mësimor me bazën e nevojshme materiale si: shkumësa, lapsa e deri tek pllakat prej rrasash guri etj.

Për punën me plot përkushtim e devotshmëri te Rexhepit ne këtë periudhe si mësimdhënës, flasin te gjitha informacionet e inspektorëve të arsimit drejtuar dikasterit; Pikërisht, në këtë periudhe më dt.06.11.1941, në letrën e dërguar Ministrisë së Arsimit shpreh gatishmërinë për të shërbyer edhe në të ardhmen aty ky ka nevoje atdheu, po duke shprehur preferencën për te shërbyer ne Kosovë, ku nevojat ishin më të mëdha.

Kosova do të ishte një nga dashuritë më të medha të Rexhepit që kurrë nuk u shua. Ajo ishte një dashuri e penguar, një lloj pengu për lirin e munguar. Ndërkohë motra e tij Ajshe Shpendi, sapo ishte diplomuar si mësuese në shkollën pedagogjike te vajzave “Nena Mbretereshe” në Tiranë, me dëshirën për të shërbyer në Kosovë, bazuar në nevojat e mëdha që Kosova kishte në atë kohë për mësues.

Filluan kështu ecjet e Rexhepit së bashku me familjen e motrën e tij në trojet Kosovare, dukë shënuar kështu realizimin e ëndrrës së tij për t’i shërbyer arsimit kombëtar, që fillon në prill 1941 në Prishtinë, vijon Shtimje, dhe me pas në Pejë deri në shkurt 1944: Që aty bashkohet me batalionin partizan kosovar të Drenicës deri në nëntor 1944, partizanët në brigadën shqiptare 25 sulmuese, e cila vazhdoi luftën kundër fashizmit deri ne prill te vitit 1945 ne Vishegrad. Është si partizan Rexhepi kreu detyrën e arsimtarit në lufte kundër analfabetizmit në efektivat partizane.

Ëndrra e Rexhepit për përhapjen e arsimit ne Kosove ne periudhën 1941-1944, edhe pse ne rrethana të vështira historike e gjejnë te realizuar. Kontributi i tij dhe i Ajshes është i vyer, ndërsa për popullin e Kosovës ,qe sa kishte dal nga nata e gjate Serbo Malazeze, realizimi i kësaj ëndrre ishte një fitore historike.

Në mesin e prillit 1945, Rexhepi emërohet Drejtor i Normales se Gjakovës. Dhe inspektor i arsimit në atë trevë, ku u dallua si një mësimdhënës i spikatur e një metodist shembullor, duke dhënë një kontribut edhe ne hartimin e teksteve te para shkollore. Rexhepi është bashkautor se bashku  me M.Gjevori dhe R.Brahimi, në hartimin e tekstit “Abetarja për te rritur”, botuar në Prizren  në Qershor 1946. Ai drejtoi dhe organizoi seminare pedagogjike, kurse atë  arsimore në Gjakove e gjithë rrethin.

Ne rrethanat e reja te krijuara pas çlirimit te Kosovës si rezultat i terrorit te ushtruar nga shovinistet Serbo Malazeze ndaj popullit shqiptar ne 1944 ne Drenice e ne trevat e tjera u vërtetua se liria e premtuar nga Komunistet Jugosllav për popullin e Kosovës ishte një farse. Ne këto kushte për te gjithë intelektualët u be nevojshme, organizimi i rezistencës së luftës për liri. Në këtë kohe, Rexhepi ra ne kontakt me grupe irredentiste të rezistencës kosovare, te drejtuara nga Selman Riza, Hysni Zajmi, Ymer Berisha, Hamdi Shehu etj.

Po shpejt, ky aktivitet i ri i Rexhepit , filloj të vëzhgohej nga Shërbimi Sekret Jugusllav. Më në fund me 5 Maj 1947 atë e arrestuan në shkollën Normale të Gjakovës, në prezence të nxënësve të tij, duke u dhënë mësim. Zgjedhja e kohës dhe vendi i kryerjes se këtij akti ishte provokues dhe sinjifikativ për nxënësit me nëntekst të qartë që pushtuesit serb, ja drejtonin nxënësve të normales së Gjakovës dhe nëpermjet tyre gjithë rinisë kosovare: “Ky fat ju pret nëse zgjidhni rrugën e mësuesit tuaj”.

Rexhepi u mbajt në hetuesi nga UDB-ja jugosllave për 17 muaj rresht, nga dt.06.05.1947 deri në dt. 25.10.1948 fillimisht në burgun e Gjakovës dhe me pas në atë të Pejës, burgjet e njohura për trajtim çnjerëzor, qe u bëheshin veçanërisht të burgosurve shqiptar. Me dt 25.10.1948, Rexhepi lirohet nga burgu për mungesë provash e me vone emërohet mësues në shkollën e mesme të Mitrovicës, ku punon deri në qershor te vitit 1949. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai mbahej nën vëzhgimin e rreptë të UDB-së jugosllave, e cila me dt; 20.06.1949 e arrestojnë për her ë të dyte, së bashku me të shoqen.

Në burgun e Mitrovicës, Rexhepi mbahet  deri në korrik të 1949 prej nga atë së bashku me bashkëshorten të shoqëruar nga agjentet e UDB-së për gjithë natën e nxjerrin në kufirin shqiptar te Morinit të Kukësit, si person të padëshiruar për shtetin Jugosllav, ku u morën në dorëzim nga organet e shteti shqiptar. Pasi e sistemuan ne një nga hotelet e Kukësit, Rexhepi për një muaj rresht ju nenshtrua infiltrimit te organeve të punëve të brendshme të Kukësit, që për nga pyetjet që i bënin, dyshimet qe reflektonin, metoden e punës që përdornin ngjanin si dy pika uji me ato te UDB–së Jugosllave.

Ky moment ishte për Rexhepin zhgënjimi i pare, për dyshimet qe reflektonin ndaj tij organet e shtetit ame, gjë e cila do ta shoqëronte atë për shume kohe. Pas këtij filtrimi te hollësishëm Rexhepi se bashku me familjen e tij sistemohet ne Tiranë, ku vazhdoi me pasion dhe devotshmëri  detyrën e arsimtarit në shkollat e mesme dhe tetëvjeçare të Tiranës deri me dt.01.09.1966. Ne veprimtarinë e tij të mësimdhënies u shqua si një mësues metodist me aftësinë, aplikuese i metodave bashkohore për te transmetuar tek nxënësit dijen, c’ka u pasqyrua dhe ne konkurset në rang rrethi apo vendi, ku nxënësit e tij dallonin ndër më të mirët.

Kështu Rexhep Shpendi, pa me dyshja përfaqëson një nga personalitetet e spikatura te shkollës shqipe. Kontributi i tij është vlerësuar me tituj te larte nderi si: “Urdhri  Naim Frasheri ” klasit të II dhe të I, “Mësuesi i Merituar”, si dhe me Dekretin nr .1394.dt.06.03.1996 të Presidentit te Republikës i jep (pas vdekjes ) titullin “Mësues i Popullit “me motivacionin (Për kontribut te shquar ne përhapjen e arsimit dhe forcimin e shkollës shqipe në Malësinë e Gjakovës dhe viset e tjera shqiptare. Mësues i palodhur demokrat”.

Gjithashtu, Këshilli i Komunës Bujan te Rrethit Tropojë me Vendim nr.15 dt.20.10.2006 e shpall Rexhep Shpendin “Qytetar Nderi  i Komunës  Bujan” (pas vdekjes ) me motivacionin: “Për kontribut të shquar në përhapjen e dijes në Komunën Bujan dhe ne të gjithë Kosovën, metodist i talentuar i mësimdhënies, mësues i pasionuar”.

Në Komunën e Bujanit dhe drejtuesit e saj, nuk ndodhi ajo që ndodh dhe rëndom vihet re në njësi tjera vendore, institucione apo individ te ndryshëm, të cilët të kapur nga rutina e përditshme, interesat e vogla dhe te çastit, harrojnë të kthejnë sytë nga tradita e vendit, e njerëzit që kanë kontribuar në përparimin e tij, ndaj nderi e respekti i thelle, mirënjohja, shkon të këshilltarët dinjitoze, tek Kryetari i Këshillit dhe tek Kryetari i Komunës se Bujanit te cilët edhe pas vdekjes nuk e harruan kontributin  e bashkëfshatarit të tyrë mësuesit Rexhep Shpendi  në fushën e arsimit duke e nderuar me titullin “Qytetar Nderi”.

Proceset demokratike të filluara në vitet 1990 në vendin tonë Rexhepi i priti me gëzim dhe optimizëm , i bindur se e ardhmja  e kombit tonë do te ishte më e mirë. Ju ringjall si asnjëherë tjetër ëndrra e tij e hershme, dashuria e pare e tij për ta parë Kosovën të lirë, kombin e bashkuar.

Rexhepi u nda nga jeta me dt 08.04.1994 ende pa u tharë buqetat e luleve në duart e kolegëve të tij  dhuruar nga nxënësit e tyre për ditën e shënuar të mësuesit.

Rexhepi pas vdekjes ka lënë disa dorëshkrime siç janë: “Vështrim Historik mbi shkollën e Bujanit”, “Kujtime mbi aktivitetin patriotik të patriotit Niman Syla (Doci)”, një biografi te shkurtër etj. Gjatë viteve, në organe të ndryshme të medias së shkruar, janë botuar artikuj përkujtimor  si në gazetën “Kosova” të dt .10.04.1994,”Mesuesi” etj .

Tash në njëqind e pesë vjetorin e lindjes së Rexhepit,  për kujtimi i kësaj date, shpreh respektin ndaj mësuesit  të fëmijëve të popullit në shumë treva të atdheut.

Nga: Shpend Bisheva (shkurt 2015)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër Lepenci", Faruk Mujka, ka pritur në…