Mësuesi nga Skenderaj humb betejën me Covid
05 dhjetor 2020
| 22:50
Mësuesi, Milaim Bilalli nga Skenderaj ka vdekur si pasojë e koronavirusit.
Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës, Bekim Jashari, i cili përmes një postimi në “Facebook” ka informuar se Bilalli është varrosur sot. Me këtë rast, ai në emër të komunës i ka shprehur ngushëllime familjarëve.
Postimi i plotë:
Sot iu dha lamtumira e fundit mësuesit, Milaim Bilalli, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë luftës me COVID-19.
Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët mësimdhënës dhe të gjithë ata që e njohën.
Pushofsh i qetë mësues Milaim Bilalli!.