Mësuesja në Prishtinë godet nxënësin, viktima merr tretman mjekësor
06 nëntor 2021
| 09:31
Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se djali i saj i mitur, është goditur nga mësuesja e shkollës.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.