![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/Screenshot_20220907_074905.jpg)
Mësuesja shembullore e vitit akuzohet se ka pasur marrëdhënie me një nxënës 14-vjeçar
07 shtator 2022
| 08:47
Një mësuese e gjuhës angleze në shkollë të mesme është arrestuar nga policia pasi akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur, nxënës i saj, raporton noa.al, duke cituar median lokale WRAL.
Amanda Doll që shihni në foto është gruaja 37-vjeçare e cila ishte shpallur më herët mësuesja shembullore e vitit për performancë të jashtëzakonshme në mësimdhënie.
Por Amanda duket se fokusin në shkollën e mesme West Johnston në Smithfield, Karolina e Veriut në ShBA, nuk e kishte vetëm tek edukimi arsimor i fëmijëve, por edhe tek bërja seks me djem të vegjël.
E martuar dhe me fëmijë, Amanda ishte zhytur në raport intim me një djalë, nxënës i saj, për të cilin e ka denoncuar familja.