MËSUESVE

07 mars 2020 | 21:10

Lulëzim ETEMAJ

Nga një tufë lulesh prej zemrës
Sot i zgjodha
Për ju të gjithë një e nga një
Mësues e mësuese
Shkronjat e para, shkrim e lexim
Ndër breza që na i mësuat
Për t’shkruar n’gjuhën shqipe t’hyjnive
Fjalët e shenjta:
– Nënë e baba
– Liri e Shqipëri
Nëpër fletore
Në mure fshatrash e qytetesh
Dhe gjithandej qelive t’Prishtinës, Goli Otokut, Nishit, Foçës a Idrizovës
Pa përjashtim, përditë
Edhe kur njëzetë e katër orë në ditë
Asht e rrashtë e shkronja na i hante e liga
Si përjashta ashtu dhe brenda nëpër burgje
Gjersa nuk mësuam së bashku për ta shkruar emrin UÇK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i ka reaguar  ministrit të…