Mesut Ozil cakton ditën e dasmës me super aktoren turke
Futbollisti gjerman me origjinë turke i Arsenal, Mesut Ozil, i ka habitur të gjithë me datën e përzgjedhur për të kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare me aktoren Amine Gulse. Ozil-Gulse u fejuan dy vite më parë, ndërsa po bëjnë edhe përgatitjetet e fundit për dasmën, në fshehtësi të plotë.
Pavarësisht përpjekjeve të çiftit për të mbajtur gjithçka larg syrit të medias, është zbuluar se çifti i famshëm do t’i thotë po njëri-tjetrit në një ceremoni të organizuar më 7 Qershor në Hotelin Four Seasons Bosphorus, në brigjet e ngushticës së famshme të Bosforit. I pranishëm si dëshmitar martese në ceremoni do të jetë edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Përzgjedhjen e datës 7 Qershor, shtypi gjerman e ka interpretuar si të qëllimshme nga ana e ish-kampionit të botës me Kombëtaren Gjermane, në mënyrë që në dasmë të mos jenë prezent ish-shokët e tij në Kombëtare.
Sipas medias gjermane, Ozil me qëllim ka vendosur ta bëjë dasmën e tij vetëm një ditë para ndeshjes Bjellorusi-Gjermani, e cila do të luhet me 8 Qershor.