Mesut Ozili do të paguhet 13 milionë euro më pak te Fenerbahçe
26 janar 2021
| 10:50
Mesut Ozil do të fitojë 3 milionë euro pagë në vit te Fenerbahçe duke lënë prapa pagën 16 milionëshe në vit tek Arsenali.
Ish-reprezentuesi i Gjermanisë ka nënshkruar kontratë për tre vjet e gjysmë te Feneri të dielën pas lirimit nga kontrata me “Topçinjtë” gjashtë muaj para skadimit.
Ai ishte pjesë e Arsenalit nga viti 2013 duke realizuar 44 gola në 254 paraqitje duke fituar tri Kupa FA, por dështoi në sezonet e fundit.