Meta: 25 prilli do të jetë dita e triumfit të demokracisë

26 shkurt 2021 | 11:50

Duke kujtuar 22 të vrarët nga regjimi komunist 70 vjet më parë, presidenti i Shqipërisë,  Ilir Meta, ka thënë se shqiptarët duhet të mbrojnë demokracinë me çdo sakrificë.

“Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi që kurrë nuk duhet të harrohet për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen. Sepse, “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”. Ndaj 25 prilli do të jetë dita e triumfit të demokracisë dhe fuqisë së votës të çdo qytetari të Republikës”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë bisedimit me qytetarët e Beratit, kryeministri Edi Rama, ka…