Meta, Ahmeti, Xhaferi dhe Osmani festojnë me shqiponjë Ditën e Alfabetit Shqip
Në Maqedoni është duke u shënuar 110-vjetori i Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ku pjesë e festimeve është edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se së bashku me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe udhëheqës të tjerë politikë të shqiptarëve në Maqedoni, vizituan Shkupin e vjetër.
“Takuam dhjetëra motra e vëllezër të një gjaku, me të cilët uruam 110-vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe nderuam veprën e lavdishme të qindra patriotëve shqiptarë që nga epoka e Skënderbeut e deri më sot, të realizuar mjeshtërisht në mozaikun e këtij qyteti”, ka shkruar Meta.
Edhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë.
Ai në llogarinë e vet një “Facebook”, ka postuar një fotografi duke bërë shqiponjën së bashku me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, dhe zëvendëskryeministrin Bujar Osmani.
“Gëzuar festën miq, devotshmëri e përjetshme ndaj idealit rilindas kombëtar, drejt bashkimit, drejt komunitetit euroamerikan, drejt NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/