Meta: Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida për romët në Shqipëri
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se edhe këtë vit, 8 prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, e gjen këtë komunitet jo mirë të integruar në shoqërinë shqiptare.
“Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t’i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë. Me emocion kujtoj takimin e pak javëve më parë në Korçë me disa nëna rome, të cilat më shprehën një mori problemesh, që jam i bindur se i kanë edhe shumë nga romët e Shqipërisë”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se kërkesat miniminaliste dhe shqetësimet e tyre, ishin tronditëse për një shoqëri të këtij shekulli.
“Pa shumë premtime e nisma që mbesin në letër, mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Meta.