Meta: Ballkani ka nevojë për treg të përbashkët energjetik
24 janar 2018
| 13:31
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë konferencës rajonale për ekonominë me temën “E ardhmja e Ballkanit”, ka theksuar se nevojën e krijimit të një tregu të përbashkët energjetik.
“Rruga e Shqipërisë drejt BE nuk është e shkëputur nga ajo e vendeve të tjera të rajonit. Kjo konferencë duhet të adresojë sfidat e përbashkëta, të shkojmë drejt projekteve strategjike për të gjithë rajonin, siç është ai i një tregu të përbashkët energjetik”, ka deklaruar Meta.
Gjithashtu Meta ka bërë thirrje për krijimin e kushteve për frenimin e largimin e të rinjve nga vendet e rajonit, pasi sipas tij kjo cenon zhvillimi ekonomik.
“Largimi i të rinjve po ul potencialin e zhvillimit ekonomik të vendeve tona”, ka thënë Meta.