Meta: BE-ja le të na vendosë kushte për negociatat
16 shtator 2019
| 12:16
Pas përfundimit të ceremonisë së festimeve të 77-vjetorit të Konferencës së Pezës, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka cekur në veçanti temën e çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).
Sipas tij, aktorët politikë duhet t’i kërkojnë BE-së të hapen negociatat pavarësisht problematikave.
“Antagonizmi politik e ka vonuar shumë procesin e integrimit, çdo akt i imi ka qenë në funksion të realizimit të këtij qëllimi”, ka thënë ai.
Më pas, Meta është shprehur: “Nëse do të ketë kushte do të ketë për çdo institucion dhe aktor, që secili të mbajë përgjegjësi”.