Meta darkon me Mesiqin
27 nëntor 2018
| 23:03
Presidenti shqiptar, Ilir Meta, një natë para festës së Flamurit, ka darkuar me ish-presidentin kroat Stjepan Mesiq në Tiranë.
Ish-presidenti kroat ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në kremtimin e festës së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Të ftuar nga zyra e presidentit për ta festuar 106-vjetorin e shpalljes së pavarësisë janë shumë personalitete të larta shtetërore.