Meta dekoron ekipet nga Kosova që ndihmuan Shqipërinë pas tërmetit tragjik
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qëndruar sot në Kosovë, me ç’rast ka ndarë dekorata për të gjithë ata që kanë ndihmuar shtetit shqiptar në situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë, Meta ka dekoruar FSK-në me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, Policisë së Kosovës ia ka ndarë titullin e Kalorësit të Skënderbeut, ekipeve të minierave të Artanës dhe Trepçës, ekipit të zjarrfikësve të KEK-ut, ekipit të zjarrfikësve të Suharekës dhe njësitit K9 të FSK-së ia ka ndarë titullin për Merita të Veçanta Civile.
Me këtë rast, Meta ka falënderuar të gjitha ekipet për të cilat ka thënë se treguan një profesionalizëm të lartë dhe se e kanë ndihmuar popullin shqiptar në momentet më të vështira.
Ndërsa kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ia ka ndarë Metës Medaljen e Skënderbeut
Në anën tjetër, komandanti i përgjithshëm i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë se është nder dhe kënaqësi t’i pranojnë dekoratat dhe po ato janë nder dhe privilegj për të gjithë Kosovën.