Meta dekreton ligjin për asetet e konfiskuara të krimit

24 korrik 2020 | 11:48

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar këtë të premte ligjin për administrimin e aseteve të konfiskuara të krimit.

Në dekretin e tij, Meta ka theksuar se mirëpret synimin e kësaj nisme ligjore për ndryshimin e procedurës së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Dekreti i presidentit:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 85/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar”.
Synimi i kësaj nisme ligjore për ndryshimin e procedurës së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, mirëpritet nga Presidenti i Republikës.
Mbështetja e strukturave që kanë rol vendimmarrës në mënyrën e administrimit të pasurive objekt të këtij ligji, me prejardhje nga veprimtaria kriminale, duhet të jetë në fokusin e të gjithë institucioneve që përfaqësohen brenda tyre.
Gjithashtu, përshëndetet parashikimi në ligj për rritjen e mbështetjes financiare në funksion të misionit primar të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për parandalimin dhe hetimin e kryerjes së veprave penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka kërkuar në Kuvendin e…