
Meta dekreton Visho Ajazi Likën si ambasador në NATO
13 dhjetor 2017
| 10:01
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar ish kreun e SHISH-it, Visho Ajazi Lika si ambasador në NATO.
Pak ditë më parë ai ka liruar nga kjo detyrë, Leonard Demin. “Dekretoj z. Visho Ajazi Lika emërohet në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident”, është thënë në dekretin e firmosur të Metës.
Meta ka emëruar gjithashtu Albana Dautllarin si ambasadore në misionin e përhershëm në Strasburg, dhe Igli Hasanin, ambasador pranë misionit të OSBE-së në Vjenë.