Meta dhe Haradinaj takohen në Durrës
20 maj 2019
| 23:18
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë takuar në Durrës.
Lajmin e ka bërë me dije presidenti Meta.
“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/