Meta: Dialogu Kosovë-Serbi ka rëndësi jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për rajonin
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e ri të Serbisë në këtë vend, Slobodan Vukçeviq, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
Duke e uruar për detyrën e re, Meta e ka siguruar atë për mbështetje në përmbushjen e misionit diplomatik, dhe ka shprehur dëshirën se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë rritjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm.
Në ketë takim Meta me ambasadorin e Serbisë ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi që po zhvillohet në Bruksel.
“Nënvizova se dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë, ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij evropiane”, ka thënë Meta.