Meta: Dje hodhëm hapin e parë për rivendosjen e sovranitetit të plotë

03 mars 2020 | 08:57

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që iu përgjigjen thirrjes së tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit, që sipas tij, synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka pohuar se ky është vetëm hapi i parë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve.

“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve”, ka shkruar Meta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi të hënën në Uashington…