Meta drejton akuza në drejtim të Ramës: Kriza në Shqipëri po vazhdon të rëndohet

26 gusht 2022 | 12:53

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka drejtuar sërish kritika për qeverisjen e Edi Ramës.

Ai ka thënë se kriza në Shqipëri po vazhdon të rëndohet jo vetëm për aferën e zezë të inceneratorëve, jo vetëm për superaferën e Portit të Durrësit, kosto e të cilit mund të shkojë deri në 5 miliardë euro për taksapaguesit durrsakë dhe shqiptarë, por edhe për shumë afera të tjera.

“Garant dhe përfitues kryesor i të cilave është Ramoviçi dhe për të cilat do të përgjigjet deri në një”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se përpjekjet e dëshpëruara për të keqpërdorur “krijesat” e partisë në drejtësi për të spostuar vëmendjen e opinionit publik me “hetime” qesharake ndaj drejtuesve të opozitës tregojnë vetëm përpëlitjet e fundit të regjimit kriminal për të shtyrë me ditë dhe javë llogaridhënien e tij të pashmangshme.

“Krijesat e partisë që marrin urdhra në Kongresin e partisë-shtet veç forcojnë bindjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm se janë një seksion i Rilindjes dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën. Monopolin e Drejtësisë e ka vetëm populli i Shqipërisë dhe ai do të jetë gjykatësi më i drejtë shumë shpejt”, ka deklaruar Meta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sezoni 2026, Audi do të jetë pjesëmarrëse në Formula…