Meta e Balla: Të jemi bashkë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë
Nga Cërriku në 76-vjetorin e batalionit të Dumresë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla, kanë dhënë mesazhe bashkimi në të mirë të së ardhmes evropiane të shtetit shqiptar.
“Të gjithë bashkë duhet të punojmë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë si dhe për nderimin e luftës antifashiste. E ardhmja e shqiptarëve duhet të ndërtohet në Cërrik, Elbasan dhe në të gjithë qytetet tona”, ka thënë Meta, raporton “TCh”.
Ndërsa, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Ballka ka thënë: “Jemi dy javë larg nga hapja e rrugës për në BE dhe të gjitha partitë politike, kanë kontributin e tyre. Sot për të ardhmen evropiane të Shqipërisë për gjakun e dëshmorëve duhet të jemi të gjithë bashkë”.