Meta e Limaj pajtohen se duhet të ndryshohet taksa e Rrugës së Kombit
04 prill 2018
| 20:20
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj.
Temë diskutimi mes tyre ka qenë edhe Rruga e Kombit.
“Mirëmbajtja dhe rritja e standardeve të lëvizjes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme, por çdo vendim në këtë drejtim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar, në mënyrë që ky korridor kombëtar jetik të gjenerojë edhe më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, është thënë në këtë takim.