![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/pacolli-e-meta.jpg)
Meta e pret në takim Pacollin, e falënderon për ndihmën e tij financiare dhënë pas tërmetit
17 dhjetor 2019
| 12:01
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollin.
Meta përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falënderuar me mirënjohje Pacollin për ndihmën e tij financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit, nëpërmjet realizimit të projektit të tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore.
/Epoka e re/