Meta e Tahiri flasin për procesin e dialogut Kosovë-Serbi
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me ish-ministren për Dialog, Edita Tahiri.
Meta e Tahiri në këtë takim biseduan për zhvillimet politike në të dyja shtetet.
“Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Metës:
Shumë i lumtur të takoja znj.Edita Tahiri, politikanen e njohur dhe ish-Zv/Kryeministren e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe konfirmimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, arritje madhore që i shërbyen edhe stabilitetit të rajonit tonë.
Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet.
Vetëm kështu përforcohet e ardhmja europiane e të dy vendeve dhe e rajonit tonë.