Meta emëron Eriol Braimllarin drejtor të kabinetit në parti
07 shtator 2022
| 11:32
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka njoftuar se Eriol Braimllarin e ka emëruar drejtor të kabinetit në parti.
“Kënaqësi të konfirmoja sot z. Eriol Braimllari si Drejtor të Kabinetit tim. Besoj se ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe në veçanti në politikat tona për përfshirjen e rinisë dhe mbështetjen e familjeve të reja”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.