Meta falënderon Hungarinë për ndihmën

17 prill 2020 | 14:47

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur mirënjohjen e tij dhe shtetit shqiptar për Hungarinë dhe ndihmën e bërë në kuadër të luftës kundër Covid-19.

“Mirënjohje Hungarisë mike dhe aleate të përhershme të shqiptarëve, për solidaritetin dhe ndihmën bujare konkrete që i dha sot vendit tonë në mbështetje të luftës kundër COVID-19, duke na dhuruar 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse mjekësore”.

“Falënderoj ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Péter Szijjártó që shprehu sot nga Tirana vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht kundër pandemisë, kësaj të keqeje të përbashkët”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Foto që ndoshta në pamje të parë duken të frikshme,…