
Meta firmos dekretin për emërimin e ambasadorit shqiptar në Spanjë
23 prill 2019
| 11:49
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Gazmend Barbullushit, si ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës, jorezident.
Dekreti është firmosur sot nga Meta, i cili e ka zyrtarizuar Barbullushin, në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në këto vende.