Meta flet për datën e re të zgjedhjeve: Do të thërrasë në takim Bashën dhe Ramën
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dalë sot në një deklaratë për medie, duke iu përgjigjur gazetarëve në lidhje me nisjen e procedurave nga ana e Partisë Socialiste (PS) për shkarkimin e tij.
Ai ka thënë se presidenti është i Republikës dhe Republika e shqiptarëve. “Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, natyrisht jo nga ky, por nga një Parlament tërësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon qytetarëve”, ka thënë Meta.
Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se do ta dekretojë shumë shpejt datën e re të zgjedhjeve vendore dhe do të thërrasë për konsultë, kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe atë të PS-së, Edi Rama.
“Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi dhe Presidenti mban shendim për çdo institucion që shkel ligjin”, ka deklaruar Meta /Top Channel/