Meta: Hapja e negociatave për Shqipërinë është e rëndësishme edhe për BE-në
29 mars 2022
| 14:24
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vlerësuar se hapja e negociatave për shtetin që drejton dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi të njëjtë edhe për Bashkimin Evropian.
Këtë deklaratë Meta e ka dhënë pas takimit lamtumirës të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.
“Në kontekstin e zhvillimeve të fundit evidentova rëndësinë që ka linjëzimi i plotë i politikës së jashtme e sigurisë së Shqipërisë me atë të Be-së, përfshirë me zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë”.
“Theksova domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend, që aspiron anëtarësimin në BE”, ka thënë Meta.