Meta, Haradinajt: Të jeni krenarë me FSK-së dhe policinë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka arritur në zonat e prekura nga tërmeti, konkretisht në Durrës.
Meta i ka thënë Haradinajt se Kosova duhet të jetë krenare me ushtrinë dhe policinë.
“Falënderojë shtetin e Kosovës, popullin e Kosovës për të disfatën herë në mënyrë të veçantë FSK-në dhe Policinë e Kosovës që kanë shkëlqyer me reagimin e menjëhershëm që në orët e para të kësaj tragjedie dhe vazhdojnë të bëjnë më të mirën krah forcave tona dhe qytetarëve”.
“Ky solidaritet e ka bërë më të lehtë përballimin e pasojave të kësaj dhimbjeje. Duhet të jeni krenarë për FSK-në dhe Policinë e Kosovës sepse jam i sigurt çdo vend i NATO-s do të ishte krenarë pasi kanë shfaqur më të mirë këtyre netëve”, ka thënë Meta.