Meta, i ngazëllyer nga suksesi i Arianit dhe Mrika Nikçit
15 gusht 2019
| 20:06
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngazëllim në një koment në llogarinë e vet në ‘Facebook’, pas ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve nga Arianit dhe Mrika Nikçi, dy alpinistëve kosovarë që janë babë dhe bijë.
Më poshtë komenti i presidentit Meta:
Krenarë dhe mirënjohës për Mrikën dhe Arianitin, të cilët ngritën flamurin kombëtar në 7 majat më të larta të shtatë kontinenteve!