Meta i përgjigjet Kuvendit: Vendimi i ‘Kushtetueses’ ka vlerë për të ardhmen, 30 qershori është ‘djegur’

02 gusht 2019 | 10:38

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka kthyer përgjigje letrës së Kuvendit, duke i sqaruar procedurën mbi dekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokake, shfuqizimin e kësaj date dhe përcaktimin e 13 tetorit si datë e re për zgjedhjet.

Sa i përket vendimit që mund të marrë Gjykata Kushtetuese mbi ’30 qershorin’, Meta thekson se ai do të ketë vlerë për të ardhmen, por vendimi nuk mund të ketë efekt prapaveprues.

Sipas Metës, shfuqizimi i 30 qershorit është në fuqi dhe kjo datë është djegur për këtë vit.

“Dua t’ju theksoj personalisht Ju, por dhe Kuvendit të Shqipërisë, se cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ai do të ketë vlerë vetëm për të ardhmen dhe mund të ndikojë për sjelljen e Presidentit në situata të ngjashme, por kurrsesi ky vendim nuk mund të ketë efekt prapaveprues për të legjitimuar procesin e votimeve joshtetërore, vetëm me një konkurrent tashmë siç është realizuar më 30 qershor 2019, kjo sepse Dekreti i Presidentit të Republikës nr.11199, datë 10.06.2019 për anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor dhe Dekreti nr. 11211, datë 27.06.2019 për caktimin e datës 13 tetor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, janë në fuqi dhe tashmë 30 qershori si datë kalendarike për zgjedhje, është djegur të paktën për këtë vit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e presidentit.

Letrën e plotë të presidentit Meta drejtuar Kuvendit mund ta lexoni në këtë link:

http://president.al/presidenti-meta-kthen-pergjigje-letres-se-kuvendit-te-shqiperise/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
7 të vdekur në Kroaci. Ky është bilanci i një…