
Meta i përgjigjet Ramës: Unë kokainën nuk e përdori
10 mars 2021
| 14:03
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nga Fieri i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka sulmuar sot teksa ka prezantuar kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 25 Prillit. Meta është pyetur në lidhje me foton e publikuar nga Rama dhe krahasimin me Etilda Gjonajn.
“Edhe sikur të isha duke pirë raki nuk do isha i shqetësuar, por unë kokainën nuk e përdor dhe do jem një luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor substanca narkotike”, ka thënë Meta.
Teksa u kthyer tek zgjedhjet e 25 prillit, meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime.
“Vetëm një pjesëmarrje masive në zgjedhje do përmirësojë kredencialet e Shqipërisë. Është koha të shembim një regjim të gënjeshtërt”, ka thënë Meta.