Meta i reagon kreut të Iranit: Shqipëria s’është vend i lig
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, gjatë ditës së sotme foli për Shqipërinë, të cilën e quajti si një “vend shumë të vogël, por shumë të djallëzuar evropian, amerikanët bashkëpunojnë me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta.
Përmes një postimi në profilin e vet në “Twitter”, Meta ka shkruar se Shqipëria s’është një vend i lig, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.“Shqipëria nuk është një vend djallëzor por vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë e lig e paparë dhe për pasojë, të drejtat e njeriut i konsideron të shenjta. Tash e dy dekada, Shqipëria qëndron e palëkundur përkrah SHBA-së dhe shteteve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo veprimi tjetër që rrezikon stabilitetin dhe paqen botërore”, ka shkruar Meta në Twitter.
Komentet e Khameneit iu referuan strehimit të rreth dy mijë pjesëtarë të lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq (MEK) në Shqipëri.