Meta: Ikja në ferr e al-Baghdadit, lajm i mirë për njerëzimin

27 tetor 2019 | 17:00

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se vrasja e të ashtuquajturit lider i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është lajm i mirë për mbarë njerëzimin

Me këtë rast, Meta i ka dhënë mbështetje homologut të tij amerikan, Donald Trump, i cili në një konferencë për medie, ka thënë se al-Baghdadi ka vdekur.

“Ikja në ferr e al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurt! Mbështes plotësisht deklaratën e presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/officialteamtrump/videos/988630174812929/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka…