Meta intervistohet për tri orë në SPAK: Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të Dum Dumanin
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është intervistuar për tri orë rresht nga SPAK-u.
Pas intervistimit, ai ka kritikuar duke thënë se e nga prokurorët është pyetur në cilësinë e kundërshtarit të Dum Dumanit.
Ai ka theksuar se intervisitmi i tij është bërë me urdhër të kryeministri Edi Rama.
“Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të Dum Dumanin që nuk do të hetojë Mc Gonigal. Në vend të ndalojë Edi Ramën, inceneratorët, aferën e Durrësit, PPP që janë rrjedhje financiare, merret me laraskat. Po të doni kur të doni ju, tani po iki se kam sipërmarrje, kam tryezën. Këtë do Dum Dumani, të mos merremi. Këtë detyrë i ka caktuar Rama, ne do shkojmë te sipërmarrja. U thirra si kundërshtar i narko regjimit”, ka thënë Meta, raporton “TCh”.
Një ditë me parë, SPAK-i ka intervistuar edhe Monika Kryemadhin, bashkëshorten e Ilir Metës.