Meta: Ish-presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla
28 maj 2022
| 15:08
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se me trishtim dhe hidhërim të thellë ka marrë lajmin e largimit nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
“Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.
“Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt. I paharruar kujtimi i President Nishanit. Të prehet në paqen e merituar”, ka shkruar Meta.