Meta: Jeta e Demaçit ishte luftë dhe atë luftë e fitoi
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se veprimtari Adem Demaçi është model i sakrificës për atdhe si dhe model i shembullt dhe përkushtimit për lirinë e popullit.
Këto deklarime Presidenti shqiptar, Ilir Meta i dha sot në ceremoninë komemorative të veprimtarit Adem Demaçi i cili vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare.
“Veprimtari Adem Demaçi u bë për gjithë shqiptarët modeli i shembullit dhe përkushtimit për lirinë e popullit. Jeta jote ishte luftë e ti këtë luftë e fitove, ishte sakrificë e përballim por t’i ja dole t’i tejkalosh ato. Europa e gjithë Bota të njohu si Mandela i Europës, si i burgosur shqiptar. Por ti do të mbetesh përjetë Adem Demaçi shqiptar. Adem Demaçi, njeriu ndryshe i nënqiellit tonë. Dhimbja është sa një mal, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe me aq shumë besnikëri”, ka deklaruar Meta.