
Meta ka ngritur kallëzim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve
01 shtator 2022
| 13:11
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur kallëzim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se për më shumë detaje do të mbajë një konferencë për media.
“Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës”, ka shkruar Meta.