Meta, kandidat për deputet në Tiranë në listë të hapur

11 mars 2025 | 08:38

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi dje vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur në Qarkun e Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj.

Ndryshe nga sa është thënë në ditët e fundit, që ka qenë dhe një kërkesë e vetë Partisë së Lirisë, që Ilir Meta do të garonte në Fier.

Këtë të hënë, kryesia e Partisë së Lirisë ka vendosur që Meta të jetë kandidat në listë të hapur në Tiranë.

Meta ndodhet në burg prej disa muajsh i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ndërkohë që nuk ka ende një vendim të gjykatës për fajësinë e tij, kryetari i PL-së mund të zgjidhet deputet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian do të hapë një zyrë në Shqipëri për…