Meta kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale
Presidenti Ilir Meta ka propozuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.
Në një konferencë për medie ka kërkuar që këto zgjedhje të mbahen më 13 tetor.
“Më 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin. Dhe unë do kandidoj për president me këto kompetenca. Edi Rama dhe kuvendi socialist që nuk më dëshirojnë të vënë kandidat këtë të dëshirojnë. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit”, ka thënë Meta
Presidenti Meta ka theksuar se nuk i ka kërkuar kryeministrit Rama që ta lërë karrigen, por është përpjekur ta zgjidhë krizën, pasi sipas tij nuk ka hapje negociatash pas pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.
“Nuk më intereson se kush fiton, Basha apo Rama, por nuk dua që të humbasë më Shqipëria për lojëra politikanësh dhe ambasadash”, ka thënë Meta.