Meta: Koronavirusi do të sjell efekte negative në ekonomi

16 mars 2020 | 14:14

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë me një mesazh drejtuar qytetarëve për situatën e krijuar me koronavirus.

Duke e vënë theksin tek efektet negative në ekonomi, Meta ka deklaruar se kjo pandemi do të shkaktojë një frenim të rritjes ekonomike dhe humbje serioze në mënyrë të veçantë në sektorin e fasonëve, turizmit, shërbimeve dhe biznesit të vogël.

Mesazhi i plotë i Presidentut Meta:

Të dashur qytetarë,

Vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të coronavirusit.

Kjo do të shkaktojë një frenim të rritjes ekonomike dhe humbje serioze në mënyrë të veçantë në sektorin e fasonëve, turizmit, shërbimeve dhe biznesit të vogël.

Natyrisht që prioriteti madhor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mbështetja me fondet e domosdoshme për sektorin e shëndetësisë, si aktori kryesor në përballjen me pandeminë.

Por pasojat në ekonomi do të jenë objektivisht të pashmangshme, siç paralajmëron FMN dhe aktorët kryesorë të ekonomisë tonë.

Duhet të bëhet gjithçka për të përballuar skenarët e ndryshëm të ecurisë së kësaj pandemie nga ana mjekësore.

Por është jetike të punohet çdo ditë edhe për përballimin e skenarëve të ndryshëm të pasojave serioze në ekonominë kombëtare dhe jetën e çdo familjeje shqiptare, në veçanti të atyre më në nevojë. ??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se pas masave…